Ndërlidhjet

Në mortajat e testuara ka gjurmë të armëve kimike


Irak, foto nga arkivi
Irak, foto nga arkivi

Një zyrtar i ushtrisë amerikane thotë se rezultatet paraprake të testeve tregojnë se janë gjetur agjent kimik në mortalet e hedhura nga militantët e Shtetit Islamik në sulmet ndaj forcave kurde në Irak.

Gjeneral Kevil Killea thotë se këto teste nuk janë provë përfundimtare e përdorimit të armëve kimke dhe janë duke u bërë testime të tjera, që do të konfirmojnë saktësisht se nëse janë përdoror agjentë kimikë.

Zyrtarët amerikanë kanë shqyrtuar raportimet se militantët e Shtetit Islamik kanë përdorur gaz kimik në sulmin e 11 gushtit në Makhmour.

Duke folur për gazetarët në Uashington, Killea tha se copëzat e mortajave të testuara janë mledhur nga luftëtarët kurdë, të cilët ua kanë dorëzuar trupave amerikane që gjenden në rajon.

“Ata kanë mundur të marrin disa copëza nga këto mortaja dhe kanë bërë testime në terren.. në to është gjetur prezencë e sulfurit mustard”, ka thënë Killea.

XS
SM
MD
LG