Ndërlidhjet

Ban u bën thirrje dy Koreve të ulin tensionet


 Ban Ki-moon

Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, që të mos ndërmarrin asnjë veprim i cili mund të çojë në përshkallëzim të tensioneve.

Të dy vendet janë përleshur pasi Koreja Jugore ka refuzuar ultimatumin që të ndalojë transmetimin e propagandës kundër Penjanit deri më 22 gusht, ose do të përballet me veprime ushtarake nga Koreja Veriore.

Ban, i cili është ish-ministër i jashtëm i Koresë së Jugut, tha se është thellësisht i shqetësuar për këto zhvillime.

Ai u ka bërë thirrje të dy palëve që të “angazhohen në dialogun i cili do të ulte tensionet dhe do të promovonte paqe dhe stabilitet në Gadishullin Korean”.

Lufta Koreane përfundoi me një marrëveshje por jo me një traktat paqeje. Penjani dhe Seuli shpesh kanë kërcënuar njëri-tjetrin dhe dhjetëra ushtarë janë vrarë nga të dy palët.

XS
SM
MD
LG