Ndërlidhjet

SHBA: Nga sulmi ushtarak është vrarë numri dy i IS-it


Pamje e aeroplanëve ushtarakë amerikanë
Pamje e aeroplanëve ushtarakë amerikanë

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, thotë se lideri numër 2 i grupit militant, Shteti Islamik (IS), Fadhil Ahmad al-Hayali, është vrarë nga sulmi ajror ushtarak amerikan, më herët këtë javë në Irak.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Ned Price, tha se ky lider ishte vrarë derisa udhëtonte me veturë afër qytetit verior irakian, Mosul, më 18 gusht.

Fadhil Ahmad al-Hayali, zëvendës i liderit të grupit ekstremist, Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ishte koordinator themelor për lëvizjen e sasisë së madhe të armatimit, eksplozivit dhe njerëzve, ndërmjet Irakut dhe Sirisë.

Në komentet e mbrëmshme në Uashington, zëdhënësi Price e ka karakterizuar vrasjen e al-Hayalit si goditje ndaj operacioneve të militantëve të Shtetit Islamik, pasi ndikimi i tij shtrihej në financa, media, operacione dhe logjistikë.

Gjatë sulmit ajror është vrarë edhe operativisti i militantëve të Shtetit Islamik për media, i njohur si Abu Abdullah.

XS
SM
MD
LG