Ndërlidhjet

Izrael: Sulmet kundër kapaciteteve atomike në Iran ishin bllokuar


Ish-ministri izrelit i mbrojtjes, Ehud Barak
Ish-ministri izrelit i mbrojtjes, Ehud Barak

Televizioni izraelit, Channel 2, ka raportuar mbrëmë se plani Izraelit për t’i sulmuar kapacitetet atomike në Iran, ishte bllokuar tri herë gjatë viteve të fundit.

Në një audio incizim të ish-ministrit të mbrojtjes, Ehud Barak, që është siguruar nga ky kanal televiziv, zoti Barak tha se ai i kishte përgatitur planet e sulmeve kundër Iranit dhe se ato ishin miratuar nga kryeministri, Benjamin Netanyahu.

Sipas tij, shefi i ushtrisë së Izraelit, Gabi Ashkenazi, e kishte bllokuar sulmin e planifikuar në vitin 2010, duke refuzuar të çertifikoj se armata ishte e përgatitur për ndërmarrje të sulmit.

Sulmi i dytë ishte nuk ishte ndërmarrë, pasi ministrat e linjës së fortë të Izraelit, Moshe Yaalon dhe Yuval Steinitz, e tërhoqën mbështetjen, ndërsa në vitin 2012, Izraeli vendosi se koha për sulm ishte e keqe, për shkak të një ushtrimi ushtarak ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Ky rrjet televiziv tha se zoti Ehud Barak ishte përpjekur për ta parandaluar transmetimin e zbulimeve për sulme, por censori ushtarak izraelit e kishte lejuar atë.

Ky raport u transmetua derisa Izraeli në mënyrë të fuqishme ka lobuar kundër marrëveshjes atomike ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, që synon kufizimin e programit atomik iranian në këmbim për lehtësim të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG