Ndërlidhjet

Killea: Testet indikojnë gjurmë të armatimit kimik


Pamje gjatë një demonstrate kundër përdorimit të armatimit kimik
Pamje gjatë një demonstrate kundër përdorimit të armatimit kimik

Oficeri i lartë amerikan, Kevin Killea, thotë se testet e para tregojnë praninë e një përbërësi helmues kimik në predhat e militantëve të Shtetit Islamik, që janë përdorë për t’i sulmuar forcat kurde në Irak.

Gjenerali Killea tha se provat në terren nuk kanë konkluduar se është përdorë armatimi kimik dhe se pjesët vazhdojnë të testohen mëtutje për konfirmim eventual.

Zyrtarët amerikanë i kanë shqyrtuar raportet se militantët e Shtetit Islamik kanë përdorë gaz helmues kimik në sulmin më 11 gusht në vendin Makhmour.

Duke folur mbrëmë vonë para gazetarëve në Uashington, gjenerali Killea theksoi se predhat ishin mbledhur nga luftëtarët kurdë dhe u ishin dorëzuar forcave amerikane në rajon.

“Ne ishim në gjendje të marrim pjesë nga disa predha dhe të bëjmë teste në terren dhe ato kanë treguar praninë e elementit që njihet si gaz helmues”, tha gjenerali Kevin Killea.

XS
SM
MD
LG