Ndërlidhjet

logo-print

Raporti: Oliver Ivanoviq e ka ndërprerë grevën e urisë


Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq

Politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, që është në paraburgim prej janarit të vitit 2014, e ka ndërprerë grevën e urisë, ka raportuar sot Radio Televizioni i Serbisë.

Për vendimin e Oliver Ivanoviqit, RTS-në e ka njoftuar mjeku në spitalin në pjesën veriore të Mitrovicës, Millan Jakovleviq.

Raportohet se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar, ndërsa greva dyjavëshe e urisë është ndërprerë pas kërkesës së famlijes së tij.

Ai është i akuzuar për krime të luftës të kryera në vitin 1999 dhe 2000.

XS
SM
MD
LG