Ndërlidhjet

Francë: Hollande i ka ftuar amerikanët pas ballafaqimit me sulmuesin


Pjesëtarët e policisë franceze duke zhvilluar hetime në trenin ku udhëtarët e çarmatosën një sulmues

Pjesëtarët e policisë franceze duke zhvilluar hetime në trenin ku udhëtarët e çarmatosën një sulmues

Presidenti francez, Francois Hollande, i ka ftuar udhëtarët që e mbizotëruan personin e armatosur në trenin e shpejtë që dje qarkullonte nga Amsterdami në Paris, për ta vizituar Pallatin presidencial Elysee.

Ushtarët Spencer Stone, Alek Skarlatos dhe studenti amerikan, Anthony Sadler, janë nderuar si heronjë për aksionin e çarmatimit të sulmuesit.

Raportohet se Stone i pari i ishte afruar sulmuesit të armatosur, i cili e kishte prerë atë në qafë dhe në dorë.

Pentagoni tha se plagët nuk janë kërcënuese për jetën e tij.

Ata do të priten nga presidenti francez “gjatë ditëve të ardhshme”, ka njoftuar presidenca.

“Shikova prapa dhe e pashë një person që hyri me kalashnikov. Unë dhe shokët e mi u ulëm poshtë dhe thashë – duhet ta kapim atë”, i tha rrjetit BFTMV në Francë, Alek Skarlatos, 22 vjeçar, anëtar i Gardës Kombëtare.

Ky amerikan dhe konsultanti britanik, Chris Norman, që ndihmoi në çarmatosjen e sulmuesit, janë nderuar me medalje për trimëri nga autoritetet në qytetin Arras në Francë.

I dyshuari mendohet se është një maroken, 26 vjeçar, i cili është i arrstuar nga policia në Arras.

Gjatë këtij incidenti dy udhëtarë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

XS
SM
MD
LG