Ndërlidhjet

Iran: Paraqitet raketa e re tokë-tokë


Një lloj i raketave të Iranit

Një lloj i raketave të Iranit

Irani sot e ka zbuluar një tip të ri të raketës tokë-tokë, e cila ka senzorë dhe teknologji më të avancuar se raketat e mëparshme.

Kjo raketë është paraqitur në Ditën e Industrisë së Mbojtjes, që është një ngjarje vjetore ku paraqitet armatimi i rëndë i Iranit.

Raketa e re balistike me rreze të shkurtër veprimi, me emrin Fateh-313, mund t’i sulmoj caqet me saktësi të madhe deri në 500 kilometra largësi.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën mbështetet marrëveshja atomike e Iranit me fuqitë botërore, e arritur në muajin korrik në Vjenë, i bënë thirrje Teheranit që të mos ndërmarrë kurrfarë aktiviteti të ndërlidhur me raketat balistike me kapacitet të bartjes së kokave bërthamore.

Megjithatë, Irani ka thënë se nuk do t’i respektoj disa pjesë të marrëveshjes atomike me të cilat kufizohen kapacitetet e tij ushtarake.

XS
SM
MD
LG