Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohen qindra imigrantë dhe disa trafikantë


Disa refugjatë nga Siria janë shpëtuar në përpjekje për të kaluar nga Turqia në Greqi
Disa refugjatë nga Siria janë shpëtuar në përpjekje për të kaluar nga Turqia në Greqi

Forcat e sigurisë së Turqisë i kanë arrestuar 435 imigrantë dhe refugjatë sirianë, së bashku me tre persona të dyshuar për trafikim të njerëzve, para se ata të hynin në një anije për ta kaluar Detin Egje dhe për të arritur në Greqi, thuhet në raportet e sotme.

Këtë verë ka pasur rritje të numrit të refugjatëve dhe imigrantëve, që i përdorin anijet e dobëta për ta kaluar detin dhe e gjithë kjo ka shkaktuar krizë humanitare në Bashkimin Evropian, raporton AFP nga Stambolli.

Arrestimet e fundit në pjesën perëndimore të Turqisë duket se janë bërë para se imigrantët të përpiqeshin të niseshin për në ishullin grek, Lesbos.

Prej të arrestuarve, 345 janë sirianë, 64 nga Afganistani, 19 nga Mianmari dhe 7 nga Pakistani, ka raportuar agjencia zyrtare e lajmeve Anatolia.

Janë arrestuar edhe tre shtats të Turqisë të dyshuar për trafikim.

XS
SM
MD
LG