Ndërlidhjet

Itali: Marina i ka shpëtuar 1,700 imigrantë në Mesdhe


Pamje e shpëtimit të imigrantëve afër bregdetit të Italisë
Pamje e shpëtimit të imigrantëve afër bregdetit të Italisë

Marina e Italisë i ka shpëtuar gjithsej 1,700 imigrantë në pesë anije, sot në Detin Mesdhe, pasi kishte marrë thirrje për ndihmë nga dhjetëra anije, ka thënë një zëdhënës i rojes bregdetare italiane.

Operacionet për shpëtimin e 17 anijeve të tjera po vazhdojnë, raporton agjencia Reuters nga Milanoja.

Evropa po ballafaqohet me përpjekje për hyrje rekorde të imigrantëve derisa ata po largohen nga luftërat në vendet e Lindjes së Mesme, siç është Siria.

Mesdheu është shndërruar në pikën kaluese më vdekjeprurëse në botë për imigrantët.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, më se 2,300 vetë kanë humbur jetën këtë vit, në përpjekje për të arritur në Evropë me anije.

XS
SM
MD
LG