Ndërlidhjet

Përkundër tensioneve, të dy Koretë mbajnë takime


Pamje nga një vendkalim ndërmjet dy Koreve në zonën e çmilitarizuar
Pamje nga një vendkalim ndërmjet dy Koreve në zonën e çmilitarizuar

Koreja Jugore dhe ajo Veriore i kanë vazhduar sot takimet e tyre të nivelit të lartë në përpjekje për uljen e tensioneve në krizën që po përshkallëzohet ndërmjet dy vendeve.

Katër zyrtarë të lartë kanë filluar të takohen dje në fshatin Panmunjom, në kufirin e tyre ushtarak, ndërsa kanë vazhduar për disa orë, me ç’rast është diskutuar për çështjet lidhur me një ultimatum nga Pheniani për Seulin, sipas të cilit Koreja Jugore duhet ta ndalë transmetimin kundër Koresë Veriore nëpërmjet altoparlantëve, përgjatë kufirit ose ballafaqohet me aksion ushtarak.

Më 21 të këtij muaji, Koreja Veriore ka deklaruar “pothuajse gjendje të luftës” në hapësirat e linjës së frontit.

Koreja Veriore dhe ajo Jugore shpeshherë kanë këmbyer kërcënime gjatë shumë viteve të fundit dhe dhjetëra ushtarë janë vrarë në përleshje, por të dy palët gjithnjë janë tërhequr nga një luftë e përgjithshme.

Mijëra civilë në Korenë Jugore, që jetojnë në ishujt e linjës së frontit ose afër altoparlantëve të propagandës ushtarake, janë evakuuar si masë e sigurisë.

XS
SM
MD
LG