Ndërlidhjet

Hollande e ka falënderuar Obamën për veprimin e amerikanëve


Pamje nga një takim i mëparshën ndërmjet presidentëve Obama (djathtas) dhe Hollande
Pamje nga një takim i mëparshën ndërmjet presidentëve Obama (djathtas) dhe Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, e ka falënderuar në mënyrë “të përzemërt” presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për atë që presidenca franceze e ka vlerësuar si “sjellje shembullore” e tre shtetasve amerikanë, të cilët e kanë mposhtur një militant të dyshuar islamik, në trenin përplot me udhëtarë, që qarkullonte nga Amsterdami për në Paris.

Zyra e presidentit Hollande ka njoftuar se të dy presidentët kanë biseduar me telefon mbrëmë vonë, me ç’rast “e kanë ripërtrirë përkushtimin e tyre për të punuar së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit në të gjitha frontet”.

Raportohet se zoti Hollande planifikon të takohet nesër në Pallatin Elize, me tre personat të cilët e mbizotëruar sulmuesin e armatosur me pushkë automatike, posa treni i shpejtë kishte kaluar nga Belgjika në pjesën veriore të Francës.

Ushtarët amerikanë, Spencer Stone, Alek Skarlatos, dhe studenti amerikan, Anthony Sadler, po trajtohen si heronjë për aksionin e tyre për ta çarmatosur sulmuesin me armë.

Spencer Stone, i cili i pari i ishte afruar sulmuesit, mbrëmë është liruar nga spitali, pasi ishte prerë nga sulmuesi në dorë dhe në qafë.

Këta tre shtatas amerikanë, së bashku me konsultantin britanik, Chris Norman, që kishte ndihmuar në çarmatosjen e sulmuesit, janë nderuar me medalje për trimëri nga autoritetet në qytetin francez, Arras.

XS
SM
MD
LG