Ndërlidhjet

Bjellorusi: Politikani opozitar i liruar nga burgu – arriti në Minsk


Mikalay Statkevich pas lirimit nga burgu
Mikalay Statkevich pas lirimit nga burgu

Ish-kanidati presidencial në Bjellorusi, Mikalay Statkevich, ka arritur në kryeqytetin Minsk, disa orë pas lirimit të befasishëm nga burgu, ku ai ishte mbajtur për afro pesë vjet.

Zoti Statkevich, që në stacionin hekurudhor në Minsk është pritur me gëzim nga dhjetëra familjarë, shokë, liderë opozitarë dhe mbështetës të tjerë, është amnistuar nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenka, dhe është liruar dje së bashku me pesë vetë të tjerë. Të gjithë këta persona nga organizatat për të drejtat e njeriut konsiderohen të burgosur politikë.

Statkevich dhe bashkëshortja e tij, Maryna Adamovich, janë pritur me hedhje të luleve dhe brohoritje, derisa ai fliste me gazetarët.

Zoti Statkevich ishte burgosur pas zgjedhjeve presidenciale në vitin 2010, dhe më 26 maj të vitit 2011, është dënuar me 6 vjet burg për “organizim të çrregullimit masiv”. Statkevich ishte kandidat në këto zgjedhje presidenciale.

Presidenti Lukashenka dje ka urdhëruar “bazuar në parimin e humanizmit” të amnistohen dhe të lirohen nga burgu personat, Mikalay Dedkov, Ihar Olinevich, Mikalay Statkevich, Yauhen Vaskjovich, Artsyom Prokopenko dhe Yury Rubtsov.

XS
SM
MD
LG