Ndërlidhjet

Migrantët kaluan të papenguar në Maqedoni


Gjevgjeli...
Gjevgjeli...

Qindra migrantë të dielën kanë kaluar të papenguar nga Greqia në Maqedoni, pasi duket se forcat e sigurisë u tërhoqën nga qëllimi për ta ndalur ardhjen e tyre nëpër këtë vend ballkanik, për në pjesën perëndimore të Evropës, pas disa ditësh kaosi dhe konfrontimesh, raporton agjencia Reuters nga Gjevgjelia e Maqedonisë.

Policia speciale ishte në vendet e veta, por kanë bërë pak veprime për ta ngadalësuar rrjedhjen e vazhdueshme të migrantëve, shumica prej tyre persona të larguar nga lufta në Siri dhe konfliktet e tjera në Lindjen e Mesme.

Maqedonia pat shpallur gjendje të jashtëzakonshme të enjten dhe e pat mbyllur kufirin jugor, ku migrantët hynin në Maqedoni, edhe nga 2 mijë vetë në ditë, në rrugën e tyre për në Serbi dhe Hungari, e pastaj edhe në shtetet e tjera të zonës Shengen të Bashkimit Evropian.

Kjo situatë ka krijuar skena të një dëshpërimi në kufi, ku burra, gra dhe fëmijë, e kishin kaluar natën nën qiellin e hapur me qasje të kufizuar për ujë dhe ushqim, raporton Reuters.

Pamje nga përpjekjet e refugjatëve për t'u futur në territorin e Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG