Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Arrestohet prokurorja Vahide Badivuku


Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar tre persona, prej tyre, një prokurore, Vahide Badivuku, nga Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, si dhe dy ndërmjetësues, ndërsa ndërmjetësuesi i tretë gjendet në arrati, ka njoftuar Prokuroria Speciale Kosovës.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale, si marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrim të ndikimit.

E pandehura Vahide Badivuku është arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet për t’i liruar disa vetura të sekuestruara, në një lëndë penale, të cilën ajo e ka pasur në hetime.

Ajo kishte kërkuar ryshfet në shumën prej 22 mijë eurove përmes ndërmjetësuesve dhe pas dorëzimit të shumës në fjalë, si prokurore e rastit ka përpiluar kërkesën për lirim të automjeteve.

Dje gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar në Merdare, është kontrolluar e pandehura, Vahide Badivuku, dhe në çantën e saj janë gjetur shuma prej 5.000 euro, të cilat janë pjesë e 22.000 eurove të pranuara ryshfet, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

XS
SM
MD
LG