Ndërlidhjet

SHBA: Pakënaqësi për dështim të bisedimeve Pakistan-Indi


John Kirby
John Kirby

Shtetet e Bashkuara sot kanë shprehur pakënaqësi për anulimin e bisedimeve të parapara ndërmjet këshilltarëve të sigurisë kombëtare të Pakistanit dhe Indisë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha se Uashingtoni i kishte inkurajuar të dy palët që të përpiqen ta vazhdojnë së shpejti dialogun diplomatik.

Bisedimet e planifikuara për sot në Nju Delhi u shkatërruan dje për shkak të mospajtimeve lidhur me agjendën e takimit.

Minsitria e jashtme e Pakistanit, përfundimisht, tha se takimi “nuk do t’i shërbente asnjë qëllimi”.

XS
SM
MD
LG