Ndërlidhjet

Në bregdetin e Libisë janë shpëtuar mijëra imigrantë


Imigrantët që kanë shpëtuar gjatë një operacioni të pjesëtarëve të Marinës së Italisë
Imigrantët që kanë shpëtuar gjatë një operacioni të pjesëtarëve të Marinës së Italisë

Më se 4 mijë imigrantë janë shpëtuar gjatë 24 orëve të kaluara në bregdetin e Libisë, ka thënë sot Roja bregdetare italiane nëpërmjet një kumtese.

Imigrantët ishin duke lundruar me barka gome dhe anije të tejngarkuara, thuhet në këtë kumtesë.

Nuk është raportuar për viktima gjatë operacioneve të shpëtimit, në të cilat janë përfshirë anije të ndryshme të Italisë, Norvegjisë dhe Irlandës.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, këtë vit, më se 2 mijë vetë kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur në Evropë, në anije të tejngarkuara.

Grupet humanitare thonë se rritja e imigrantëve dhe e refugjatëve ka ndodhur për shkak të konflikteve dhe represionit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG