Ndërlidhjet

Obama e ka ftuar Vuçiqin në samitin e Nju Jorkut


Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka marrë ftesën personale të presidentit amerikan, Barack Obama, për të marrë pjesë në smaitin e liderëve në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, që i kushtohet luftës kundër grupit militant, Shteti Islamik, dhe ekstremizmit të dhunshëm, ka kumtuar sot qeveria e Serbisë.

Mëtutje, në këtë kumtesë theksohet se në samit do të ketë mundësi për të biseduar për progresin i cili është bërë në luftën kundër terrorizmit, obligimet globale dhe përkushtimin ndaj përpjekjeve të përbashkëta, që me sukses të luftohet kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Samiti i liderëve mbahet në Njuu Jork më 29 shtator.

XS
SM
MD
LG