Ndërlidhjet

logo-print

EBA: Ushtria e çliroi personin e rrëmbyer nga al-Kaida


Pamje e shkatërrimeve nga lufta në qytetin-port Aden në Jemen

Pamje e shkatërrimeve nga lufta në qytetin-port Aden në Jemen

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë njoftuar sot se ushtria e këtij vendi e ka çliruar një britanik të rrëmbyer nga al-Kaida në Jemen, i cili ishte zënë para 18 muajve, derisa punonte si inxhinier i naftës në Jemenin, e përfshirë nga lufta.

Agjencia zyrtare e lajmeve, WAM, raportoi se personi, Douglas Robert Semple, 64 vjeçar, ishte çliruar gjatë një operacioni të inteligjencës ushtarake dhe është dërguar në qytetin-port Aden në Jemen, e pastaj me aeroplan ushtarak të Emirateve të Bashkuara Arabe është dërguar në Abu Dabi.

Në aeroport, Semple ishte pritur nga ambasadori britanik dhe ishte dërguar për kontroll mjekësor në spital.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, që ndërmerr sulme ajrore kundër kryengritësve shiitë huthi në Jemen, prej muajit mars të këtij viti.

Ky koalicion mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG