Ndërlidhjet

Shpërthim në bazën e ushtrisë amerikane në Japoni


Ilustrim
Ilustrim

Në bazën e ushtrisë amerikanë në Tokjo, ka ndodhur një shpërthim, ka njoftuar Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Zjarrfikësit janë munduar të ndalin shpërndarjen e zjarrit edhe në ndërtesat përreth, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit.

Pentagoni ka thënë se shpërthimi ka ndodhur pas mesnatës më 24 gusht, në Sagami Depot në Sagamihara, një qytet rreth 40 kilometra në jugperëndim të Tokjos.

Akoma nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe nuk ka të dhëna për të lënduar, ka njoftuar Pentagoni.

Ushtria amerikane thotë se në këtë bazë nuk kishte materiale të rrezikshme.

XS
SM
MD
LG