Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko takohet sot me Hollande dhe Merkel


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko do të takohet me liderët e Francës dhe Gjermanisë në Berlin sot, për të diskutuar për përshkallëzimin e dhunës në lindje të Ukrainës.

Poroshenko së bashku me homologun e tij francez Francois Hollande dhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Minsk.

Vala e fundit e dhunës në pjesën lindore të Ukrainës ka hedhur dyshime mbi marrëveshjen e armëpushimit mes separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare ukrainase.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëri-tjetrin për përleshjet e fundit në qytetit juglindor të Mariupolit në Ukrainë.

Më shumë se 6,400 njerëz kanë vdekur që prej se luftimet në lindje të Ukrainës kanë filluar në prill të vitit të kaluar.

Para takimit me Poroshenkon, Hollande dhe Merkel do të takohen së bashku për të rishikuar opsionet për reagimet e Bashkimit Evropian, lidhur me fluksin e paparë të emigrantëve të cilët po largohen nga zonat e luftës dhe nga trazirat në Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut.

XS
SM
MD
LG