Ndërlidhjet

SHBA dhe BE mirëpresin lirimin e opozitarit bjellorus


Opozitari bjellorus Mikalay Statkevich

Opozitari bjellorus Mikalay Statkevich

Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur lirimin e politikanit opozitar bjellorus, njëherësh ish-kandidat për president Mikalay Statkevich.

Statkevich është liruar së bashku me 5 persona të tjerë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby e ka quajtur lirimin e tij si “ngjarje pozitive për njerëzit në Bjellorusi, i cili është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara”.

Kirby ka thënë se Departamenti i Shtetit beson se “respektimi i standardeve të Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë dhe Zyrës për Institucione Demokratike në zgjedhjet e ardhshme në Bjellorusi do të përmirësojnë marrëdhëniet në mes të Bjellorusisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

Më 11 tetor në Bjellorusi do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, përmes një deklarate për media kanë thënë se ky lirim “është përparim i rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve BE-Bjellorusi”.

Në deklaratën e BE-së gjithashtu thuhet se “ne tash presim që autoritetet në Bjellorusi të hiqen të gjitha kufizimet dhe të ketë të drejta të plota cilive dhe politike për të liruarit”.

Statkevich është liruar më 22 gusht pasi kishte qëndruar në burg për 5 vjet. Ai ishte arrestuar pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 2010, në të cilat ia kishte qenë kandidat.

Në vitin 2011 ai u dënua për “organizimin e protestave të dhunshme”, të cilat ndodhën pas zgjedhjeve.

Statkevich u dënua me 6 vjet burgim.

Presidenti i Bjellorusisë Alayksandr Lukashenka më 22 gusht tha se ky lirim po bëhet “bazuar në parimet e humanizmit” dhe se ai kishte vendosur që t’i falte dënimin Statkevichit, Mikalay Dedkov, Yauhen Vaskovich, Arysom Prokopenko dhe Yury Rubstov.

Analisiti politik në Bjelorusi Yury Chavusau i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se vendimi i Lukashenkas për të liruar të burgosurit politik është përpjekje e tij për të fituar legjitimitetin e vendeve perëndimore në zgjedhjet e ardhshme ose që të kritikohet më pak për veprimet që ka bërë në të kaluarën.

Lukashenka po udhëheq me Bjellorusinë që prej vitit 1994 dhe do të kandidojë për mandatin e pestë presidencial në zgjedhjet e 11 tetorit.

XS
SM
MD
LG