Ndërlidhjet

Të paktën një i vdekur nga sulmi me bombë


Afganistan, foto nga arkivi

Afganistan, foto nga arkivi

Nga sulmi me një makinë-bombë në veri të Afganistanit është vrarë të paktën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Policia në provincën Jawzjan ka thënë se shpërthimi ka ndodhur sot në qyteti Shibirghan.

Bomba ishte fshehur në një makinë, e cila po barte thasë me fasule, ka thënë policia.

Qyteti Shibirghan ka qenë kryesisht qetë edhe pse kryengritësitë janë parë në veri të këtij qyteti, gjatë luftimeve këtë verë.

Jawzjan është provinca e zëvendëspresidentit Abdul Rashid Dostum. Ai së fundmi ka angazhuar milicinë personale të tij për të luftuar talibanët dhe kryengritësitë e tjerë në këtë provincë.

XS
SM
MD
LG