Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë turq


Ushtarë turq, foto nga arkivi

Ushtarë turq, foto nga arkivi

Dy ushtarë turq janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pasi makina e tyre është goditur nga një eksplozivë i vendosur pranë rrugës, në juglindje të Turqisë.

Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Semdinli në provincën Hakkari, e cila është e banuar me kurdë.

Ky është sulmi i fundit, pas prishjes së armëpushimit me militantët kurdë.

Turqia ka kryer mbi 400 sulme ajrore kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) në veri të Irakut, ku ky grup ka bazën kryesore.

Po ashtu, prej fundit të muajit qershor sulme kundër PPK-së janë kryer edhe në juglindje të Turqisë.

XS
SM
MD
LG