Ndërlidhjet

Abe nuk do të marrë pjesë në paradën në Kinë


Kryeministri i Japonisë, Shnizo Abe
Kryeministri i Japonisë, Shnizo Abe

Kryeministri japonez Shinzo Abe nuk do të marrë pjesë në paradën ushtarake në Kinë, e cila do të mbahet javën e ardhshme për të përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Zëdhënësi i qeverisë ka thënë sot se ky vendim ka ardhur për shkak të angazhimeve të kryeministrit Abe që ka në parlament dhe takimeve të tjera.

Edhe pse zëdhënësi ka thënë këtë aryse për mospjesëmarrjen e Abes në paradën në Kinë, tema anti-japoneze në këtë paradë mund të jetë arsyeja kryesore.

Abe ka thënë më herët se shpreson se kjo ngjarje nuk do të ketë përmbajtje anti-japoneze.

Japonia kishte invaduar Kinën para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kina thotë se parade, e cila shënon 70 vjetorin e dorëzimit të Japonisë dhe ka për qëllim që të paraqes përpjekjet për paqe.

XS
SM
MD
LG