Ndërlidhjet

Franca nderon personat që parandaluan sulmin në tren


Tre amerikanë dhe një britanik, të cilët ndaluan një person të armatosur në një tren të pasagjerëve në Francë, janë nderuar nga shteti francez.

Presidenti i Francës Francois Hollande ka dhuruar sot medaljen Legjiont të Nderit, për amerikanët Spencer Stone, Alek Skarlatos dhe Anthony Sadler.

Këta persona kanë ndaluar personin e armatosur përderisa ai ishte duke ecur nëpër tren me një pushkë.

Edhe biznesmeni britanik Chris Norman, u bashkua për të ndalur sulmuesin.

Holland tha se ata kanë treguar se “kur përballesh me terror, ne kemi fuqi të rezistojmë. Ju gjithashtu keni dëshmuar guxim, vullnet, për të dëshmuar se ka shpresë”.

Sulmuesi, Ayoub El-Khazzani, 26 vjeçar me preardhje nga Maroku, është ndaluar dhe po merret në pyetje nga policia kundërterror në Paris.
Avokati i El-Khezzani ka thënë se klienti i tij është “shtangur” kur ka kuptuar se veprimet e tij po cilësohen si terroriste.

Më 21 gusht, në tren ishin rreth 500 pasagjerë, duke udhëtuar nga Amsterdami për në Paris.

XS
SM
MD
LG