Ndërlidhjet

Lirohet pengu kinez i rrëmbyer nga talibanët


Ministri i Brendshëm i Pakistanit Chaudhry Nisar Ali Khan
Ministri i Brendshëm i Pakistanit Chaudhry Nisar Ali Khan

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se një turist kinez i cili qe disa muaj po mbahej peng nga talibanët, është liruar pas operacionit të qeverisë.

Chaudhry Nisar Ali Khan thotë se shumë shpejt ai do t’i dorëzohet autoriteteve kineze.

Ministri Khan nuk ka dhënë emrin e personit të liruar dhe nuk ka treguar për detajet e operacionit të shpëtimit.

I vetmi person me kombësi kineze, i cili dihet se është mbajtur peng nga talibanët është Hing Xudong, i cili ishte rrëmbyer në maj të vitit 2014, në afërsi të qytetit Dera Ismail Khan në veriperëndim të Pakistanit.

Talibanët e Pakistanit kishin thënë se kanë rrëmbyer Xudongun.

XS
SM
MD
LG