Ndërlidhjet

Mijëra imigrantë kaluan nga Maqedonia në Serbi


Pamje e imigrantëve në kufirin ndërmjet Maqedonisë e Greqisë

Pamje e imigrantëve në kufirin ndërmjet Maqedonisë e Greqisë

Mijëra imigrantë të rraskapitur nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, kanë kaluar sot këmbë nga Maqedonia në Serbi, në rrugën e tyre për në Bashkimin Evropian, raporton agjencia AP nga kufiri afër Preshevës.

Kjo vërsulje nëpër kufi u bë pasi Maqedonia e tërhoqi bllokadën e kufirit të saj me Greqinë, meqë mijëra imigrantë depërtuan nëpër radhët e pjesëtarëve të policisë, që me forcë ishin përpjekur ta ndalnin hyrjen e tyre.

Afro 7 mijë imigrantë, përfshirë shumë gra me foshnje dhe fëmijë të vegjël, kaluan në Serbi, prej fundjavës e deri sot në mëngjes. Disa janë parë duke kaluar me karroca, ndërsa ka pasur edhe me paterica.

Pasi hyrjes në Serbi, imigrantët synojnë të lëvizin mëtutje në veri kah Hungaria, që është anëtare e Bashkimit Evropian, e pastaj ndoshta edhe në vendet më të pasura, siç është Gjermania dhe Suedia.

XS
SM
MD
LG