Ndërlidhjet

Merkel dhe Hollande synojnë unitet ndaj krizës së imigrantëve


Angela Merkel dhe Francois Hollande gjatë një takimi të mëparshëm

Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, takohen sot në Berlin, për të diskutuar për një qëndrim unik në përpjekjet e Bashkimit Evropian për tu marrë me krizën më të madhe të imigrantëve prej Luftës së Dytë Botëtore, raporton AFP nga Berlini.

Ky takim po bëhet në periudhën kur BE-ja ballafaqohet me një fluks të paprecedent të njerëzve, që po largohen nga lufta, represioni dhe varfëria, të cilin Brukseli e ka përshkruar si krizën më të keqe të refugjatëve në 50 vitet e fundit.

Agjencia kufitare e BE-së, Frontex, tha javën e kaluar se numër rekord prej 107 mijë imigrantëve ishin në kuftjtë e vendeve antare të Bashkimit Evropian, muajin e fundit, ndërsa 20,800 kanë arritur në Greqi vetëm gjatë javës së fundit.

Derisa azilkërkuesit nuk vijnë vetëm nga zonat e luftës, siç është Siria, por po ashtu, edhe nga vendet pa konflikt ushtarak në pjesën juglindore të Evropës, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë, ka gjithnjë e më shumë thirrje për qasje më unike lidhur me këtë problematikë.

Sipas zëdhënësit, Steffen Seibert, këtë të enjte, kancelarja Merkel udhëton në Vjenë, ku do të takohet me liderët e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, për të gjetur përgjigjje se përse “mijëra njerëz po arrijnë nga këto vende”.

XS
SM
MD
LG