Ndërlidhjet

Vuçiq dhe Devenport biseduan për dialogun Serbi – Kosovë


Davenport (majtas) dhe Vuçiq gjatë një takimi të mëparshëm në Beograd
Davenport (majtas) dhe Vuçiq gjatë një takimi të mëparshëm në Beograd

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport, me ç’rast është diskutuar për rundin e ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Vuçiq ka theksuar se është me rëndësi që nesër, në takimin e radhës në Bruksel, të arrihet marrëveshje për Bashkësinë e komunave me popullatë shumicë serbe në Kosovë, por ka veçuar se duhet të respektohen interesat shtetërore të Serbisë.

Mëtutje kryeministri i Serbisë ka thënë se është erëndësishme edhe arritja e marrëveshjeve për telekomunikimin, energjetikën dhe të ashtuquajturin Parku i paqes në pjesën veriore të Mitrovicës.

XS
SM
MD
LG