Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet vetëvrasëse – tetë ushtarë të vrarë


Pamje e forcave irakiane në provincën Anbar

Pamje e forcave irakiane në provincën Anbar

Nga një varg i sulmeve vetëvrasëse me makina-bomba të militantëve të grupit, Shteti Islamik, në provincën Anbar në Irak, janë vrarë tetë ushtarë dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.

Zyrtarët kanë thënë se cak i sulmeve të sotme ishin bazat e forcave të sigurisë, ku ndodhen ushtarë, policë dhe pjesëtarë të grupeve aleate.

Nga ana tjetër, mbrëmë vonë, ushtria e Irakut ka njoftuar se aeroplanët e saj luftarakë i kanë sulmuar pozicionet e militantëve të Shtetit Islamik, në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut.

Këto sulme ushtria i ka vlerësuar si “cilësore”, ndërsa në shënjesëtër të një sulmi ishin anëtarët e këtij grupi ekstremist në qyteti Tal Afar, derisa e mbanin një takim.

XS
SM
MD
LG