Ndërlidhjet

Hokej: Federata e Rusisë gjobitet me 80 mijë franka zvicerane


Lojtarët rusë duke u larguar nga akulli pas humbjes së thellë në ndeshjen finale kundër Kanadasë me rezultat 1:6 në Pragë
Lojtarët rusë duke u larguar nga akulli pas humbjes së thellë në ndeshjen finale kundër Kanadasë me rezultat 1:6 në Pragë

Federata e Hokejit në Akull e Rusisë është gjobitur sot me 80 mijë franka zvicerane, për shkak se kombëtarja e Rusisë është larguar nga terreni gjatë ceremonisë së shpalljes së fituesit në Kampionatin Botëror në Pragë të Çekisë.

Pasi humbi në ndeshjen finale kundër Kanadasë me rezultat bindës 1:6, më 17 maj të këtij viti, shumica e lojtarëve të Rusisë u larguan nga skena para se të ekzekutohej himni i Kanadasë.

Federata ruse ka pretenduar se lojtarët e saj ishin të hutuar për shkak se dalja ishte hapur dhe ata kishin menduar se ky është sinjal për tu larguar, por Bordi displinor i Federatës Ndërkombëtare të Hokejit në Akull konsideron se çështja e hapjes së derës për dalje ishte “e parëndësishme”.

Federata ndërkombëtare tha se largimi i Rusisë “nuk ishte rezultat i një keqkuptimi fatkeq” duke e përmendur një sinjal të qartë të kapitenir rus, Ilya Kovalchuk, për bashkëlojtarët që të largoheshin nga terreni i akullt pasi i morën medaljet e argjendta.

Ky vendim për gjobitje nuk është përfundimtar dhe Rusia mund të ankohet brenda 7 ditësh.

XS
SM
MD
LG