Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Serbia ta pranojë përgjegjësinë për luftërat në ish-Jugosllavi


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nismat e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për pajtim në territorin e ish-Jugosllavisë, janë të mirëseardhura, por për të pasur sukses, ato duhet të bazohen në pranimin e plotë, e jo selektiv, të së vërtetës së çka ka ndodhur në ish-Jugosllavi, për luftërat në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë, e deri në luftën në Kosovë në vitin 1999.

“Ne duhet të mendojmë për ardhmëri, kuptohet për pajtim, por thjesht nuk mundemi e as që kemi të drejtë ta harrojmë të kaluarën. Kjo është porosia ime për Sarajevën dhe për të tjerët”, tha Hashim Thaçi në intervistën për të përditshmen sarajevase, Dnevni Avaz.

Zoti Thaçi e ka akuzuar Serbinë se i ka filluar luftërat e përmendura dhe se tash po përpiqet të jetë “paqebërësi më i madh në rajon”.

“Nuk guxon të harrohet kjo e vërtetë, se ata kanë bërë gjenocid në Kroaci, në Srebrenicë, e pastaj në Kosovë. Askush nuk mund ta rishkruaj historinë... Serbët i kanë filluar luftërat në ish-republikat jugosllave dhe në Kosovë, ndërsa Serbia direkt, si shtet, e jo vetëm në nivelin e individëve, i ka kryer të gjitha këto gjenocide në Srebrenicë, në Kroaci dhe në Kosovë”, tha Hashim Thaçi.

XS
SM
MD
LG