Ndërlidhjet

Turkmeni: Korrespondentit të REL-it nuk i lejohen vizitat


Saparmamed Nepeskuliev
Saparmamed Nepeskuliev

Nëna e korrespondentit të Radios Evropa e Lirë në Turkmeni, Saparmamed Nepeskuliev, thotë se nuk është lejuar ta vizitoj djalin e saj, prej muajit korrik, kur ai është arrestuar.

Nëna, Raysina Nepeskulieva, i tha sot Radios Evropa e Lirë se autoritetet në qendrën e paraburgimit, kanë refuzuar ta pranojnë ushqimin që ajo e kishte sjellur për djalin e saj.

Po ashtu, ajo ka thënë se kërkesa e saj për ta pasur një avokat është refuzuar nga autoritetet.

Saparmamed Nepeskuliev, korrespondent i Redaksisë për Turkmeninë në Radion Evropa e Lirë, është zhdukur në muajin korrik, derisa ishte për vizitë në Avaza, në bregdetin e Kaspikut.

Autoritetet u kanë thënë familjarëve të korrespondentit se ai po mbahet për shkak të posedinmit të pilulave “narkotike”.

Kolegët e Nepeskulievit dhe nëna e tij i kanë hedhur poshtë këto akuza, duke argumentuar se ai kurrë nuk ka pasur ndonjë problem të ndërlidhur me drogë.

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe OSBE-ja kanë kërkuar nga autoritetet e Turkmenisë, që ta lirojnë Nepeskulievin, ose së paku, t’i lejojnë mundësinë e angazhimit të avoktatit sipas dëshirës së tij.

XS
SM
MD
LG