Ndërlidhjet

Lavrov: Sinjale nga SHBA-të për ripërtritje të raporteve


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë “sinjale” se dëshriojnë të fillojnë ripërtritjen e lidhjeve me Moskën.

Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe perëndimit janë në nivelin më të ulët prej Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe përfshirjes së Rusisë në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

Mëtutje, zoti Lavrov tha sot në Moskë se Rusia është e hapur për dialog, megjithqë nuk do të “lutet” për raporte më të mira.

“Nëse ne marrin propozimin për fillim, bile edhe në mënyrë graduale, për t’i ripërtirë kanalet tona, mekanizmat për dialog dhe bashkëpunim, që janë ngrirë nga partnerët tanë amerikanë, jam i sigurt se ne do të pajtohemi për ripërtritjen e këtyre kanaleve”, tha Sergei Lavrov.

“Tashmë ne po marrrin sinjale të këtilla nga amerikanët, megjithqë tash për tash jo shumë të qarta”, tha Lavrov.

XS
SM
MD
LG