Ndërlidhjet

Britani: Sanksionet kundër Iranit mund të tërhiqen vitin e ardhshëm


Philip Hammond dhe Hassan Rohani (djathtas) gjatë takimit në Teheran

Philip Hammond dhe Hassan Rohani (djathtas) gjatë takimit në Teheran

Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, ka thënë se pret që sanksionet kundër Iranit do të mund të fillonin të tërhiqeshin në pranverë të vitit të ardhshëm.

Mëtutje, zoti Hammond i tha agjencisë Reuters, gjatë qëndrimit në Teheran me rastin e rihapjes së Ambasadës së Britanisë, se pret që deri në tetor të këtij viti, Shtetet e Bashkuara dhe Irani, do ta mbështesin marrëveshjen atomike, që është arrituir në korrik në Vjenë.

Zyrtari i lartë britanik tha se presidenti iranian, Hassan Rohani, me të cilin ai ka biseduar, ka dërguar mesazhe të fuqishme për dëshirën e Iranit për dialog dhe për përmirësim të marrëdhënieve me Britaninë dhe perëndimin.

XS
SM
MD
LG