Ndërlidhjet

Gjykata: Rusia duhet ta kompensoj Holandën për anije


Pamje e anijes së organizatës Greenpeace, Arctic Sunrise, e cila ishte konfiskuar nga autoritetet e Rusisë
Pamje e anijes së organizatës Greenpeace, Arctic Sunrise, e cila ishte konfiskuar nga autoritetet e Rusisë

Një gjykatë ndërkombëtare e arbitrazhit ka vendosur që Rusia duhet ta kompensoj Holandën për konfiskimin e anijes, që ishte shfrytëzuar nga organizata për mbrojtjen e ambientit, Greenpeace, në vitin 2013.

Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit me seli në Hagë, ka njoftuar sot se ka “gjetur se Holanda ka të drejtë për kompensim me interes për dëmin material” për anijen Arctic Sunrise, që lundronte me flamur të Holandës, dhe për ekuipazhin e saj.

Gjykata tha se sasia e kompensimit, që duhet të paguhet nga Rusia, do të përcaktohet më vonë.

Në shtator të vitit 2013, autoritetet e Rusisë e konfiskuan anijen gjatë protestës së pjesëtarëve të organizatës, Greenpeace, në një platformë të naftës në ujërat e Arktikut.

Ekuipazhi dhe gazetarët, që ishinnë anije për të raportuar për këtë mision, gjithsej 30 vetë, ishin arrestuar dhe burgosur për disa muaj.

Ata janë liruar me pagesë të një akontacioni, pak kohë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi, në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG