Ndërlidhjet

Rënie e mëtejshme e bursave globale për shkak të Kinës


Ilustrim
Ilustrim

Bursat në gjithë botën kanë shënuar rënie serioze për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme për ngadalësimin ekonomik në Kinë.

Dow Jones në Wall Street, sot në hapje të bursës, ka rënë më tepër se 5%, derisa tregjet në Londër, Paris dhe Frankfurt, kanë shënuar rënie 5%, në tregtinë e pasditës.

Aksionet në Azi janë goditur rëndë gjatë natës, kështu që bursa Shanghai Composite në Kinë ka rënë 8.5%.

Investitorët kanë shqetësime për rritje në ekonominë e Kinës, që është e dyta më e madhja në botë.

Mallrat kanë vazhduar rënien, ndërsa në Shtetet e Bashkuara nafta e papërpunuar ka rënë nën 40 dollarë për një fuçi, që është niveli më i ulët prej vitit 2009.

Çmimet e ulëta të naftës dhe shqetësimet për Kinën kanë ndikuar në ngritjen e vogël të rubës ruse, e cila sot ka nivelin 70.75 rubla për një dollar, që është për 1.65 rubla më tepër se vlera e djeshme.

XS
SM
MD
LG