Ndërlidhjet

logo-print

Merkel dhe Hollande kërkuan qasje unike për krizën e refugjatëve


Angela Merkel dhe Francois Hollande

Angela Merkel dhe Francois Hollande

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, kanë kërkuar sot përgjigjje unike ndaj krizës më të madhe të imigrantëve në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore, derisa liderja gjermane i ka dënuar protestat kundër refugjatëve, duke i vlerësuar si “të turpshme”.

“Ne duhet ta vendosim një sistem unik për të drejtën për azil”, tha Hollande, në një deklaratë të shkurtër para takimit me zonjën Merkel në Berlin, duke theksuar se fluksi nga zonat botërore të krizave paraqet “një situatë të jashtëzakonshme që do të zgjasë për një kohë”.

“Më mirë se të presim, ne duhet t’i organizojmë dhe rifuqizojmë politikat tona dhe këtë e propozojnë Franca dhe Gjermania”, tha Hollande.

Në Gjermani, që këtë vit thuhet se pret më se 800 mijë azilkërkues, është parë një ndjenë anti-imigrante gjatë fundjavës, me ç’rast ka pasur edhe protesta të dhunshme kundër refugjatëve, raporton AFP nga Berlini.

“Është e turpshme për ekstremistët e së djathtës dhe neonazistët të përpiqen ta përhapin propagandën e tyre të urrejtes, por është e pakuptueshme për shtetasit, përfshirë familjet me fëmijë, që u bashkohen atyre” në protestë, tha Merkel, në deklaratën e saj më të ashpër deri tash kundër valës së protestave anti-refugjatë në pjesën lindore të Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG