Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa, Vuçiq vazhdojnë dialogun


Mustafa, Mogherini & Vuçiq

Mustafa, Mogherini & Vuçiq

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, mbajnë sot në Bruksel një rreth të ri të bisedimeve, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Palët pritet të diskutojnë për arritjen eventuale të marrëveshjeve për energjinë, telekomin, lirinë e lëvizjes dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë se do të insistojnë që të ketë marrëveshje në pako për të katër temat e negociuara.

Përparimi në dialog, përkatësisht në normalizimin e marrëdhënieve, është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë drejt integrimit në BE.

XS
SM
MD
LG