Ndërlidhjet

Obama, Biden takohen privatisht


Foto arkivi

Foto arkivi

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka takuar privatisht presidentin Barack Obama, ndërsa në Uashington flitet gjithnjë e më shumë se Biden do të përfshihet në garën për të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2016.

Nëse zoti Biden hyn në garë, ai do të ndeshej me një tjetër zyrtare të rëndësishme të Obamës, ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, e cila aktualisht është kandidatja kryesore demokrate në garën presidenciale.

Presidentit Obama nuk i lejohet me kushtetutë që të kërkojë një mandat tjetër.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se Obama, me siguri, do të mbështesë cilindo që do të jetë kandidati i emëruar nga Partia Demokrate.

XS
SM
MD
LG