Ndërlidhjet

Mbi 1,000 emigrantë arrijnë në Hungari


Hungari
Hungari

Mbi 1,000 emigrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë arritur në Hungari.

Policia hungareze thuhet se i ka shoqëruar ata në qendrën më të afërt të regjistrimit.

Vala e re e emigrantëve që arrijnë Bashkimin Evropian, vjen pasi autoritetet maqedonase kanë rihapur kufirin me Greqinë, duke lejuar hyrjen e rreth 7,000 emigrantëve gjatë tre ditëve të fundit.

Serbia dhe Maqedonia, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, kanë qenë të ngufatura me emigrantë këtë verë, të cilët përpiqen të arrijnë bllokun evropian përmes rrugëve të Ballkanit perëndimor.

Sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, rreth 102,000 emigrantë kanë hyrë në BE përmes Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Shqipërisë, Malit të Zi ose Kosovës në periudhën janar-korrik, të këtij viti.

Kjo, krahasuar me vetëm 8,000 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të premten e kaluar, Maqedonia ka mbyllur kufirin me Greqinë për emigrantët, duke përdorur edhe forcën kundër atyre që kanë bërë përpjekje të kalojnë kufirin.

XS
SM
MD
LG