Ndërlidhjet

logo-print

SHBA do të vendosë avionë luftarakë në Evropë


Sekretarja amerikane e Forcës Ajrore, Deborah James.

Sekretarja amerikane e Forcës Ajrore, Deborah James.

Shtetet e Bashkuara do të vendosin së shpejti në Evropë aeroplanë luftarakë F-22, për të mbështetur aleatët lindorë të NATO-s, të cilët janë të shqetësuar nga ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë, ka thënë Sekretarja amerikane e Forcës Ajrore, Deborah James.

“Aktiviteti ushtarak i Rusisë në Ukrainë vazhdon të jetë shqetësim i madh për në dhe aleatët tanë evropianë. Për Forcën Ajrore, dislokimi i avionëve F-22 sigurisht se përbën një anë të fortë të medaljes”, ka thënë James, në një konferencë për gazetarë në Pentagon.

Sipas zyrtarëve amerikanë, dislokimi i avionëve F-22 në Evropë do t’iu lejojë atyre që të stërvisin me partnerët e NATO-s në gjithë kontinentin.

XS
SM
MD
LG