Ndërlidhjet

Rezervat e Kinës vazhdojnë të bien


Ilustrim
Ilustrim

Rezervat e Kinës kanë rënë edhe sot, një ditë pas rënies më të keqe të tyre qysh në vitin 2007, e cila ka shkaktuar humbje të tregut në gjithë botën.

Ndikimi global është pasojë e frikës se rritja e ngadalësuar e Kinës mund të tërheqë poshtë edhe ekonomitë e tjera.

Indeksi kryesor i Kinës, Shangai, ka rënë sot për 4 përqind, pas rënies prej 8.5% të hënën.

Tregjet e tjera aziatike po ashtu janë hapur më poshtë.

Autoritetet kineze e kanë zhvlerësuar vetë monedhën e tyre më 11 gusht, për gati 2 përqind, që është niveli më i ulët në dy dekada.

Pekini ka thënë se zhvlerësimi i juanit ka për qëllim që ta bëjë kursin e këmbimit më të orientuar drejt tregut.

XS
SM
MD
LG