Ndërlidhjet

Spanja e Maroku arrestojnë 14 militantë të dyshuar


Spanjë - foto arkivi

Spanjë - foto arkivi

Spanja dhe Maroku kanë arrestuar 14 njerëz të dyshuar për rekrutimin e luftëtarëve për grupin militant të Shtetit Islamik (IS), në Siri dhe Irak.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka thënë se arrestimet janë bërë në periferi të Madridit dhe në vende të ndryshme në Marok, përfshirë Kazabllankën dhe Fezin.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Spanja dhe Maroku kanë arrestuar dhjetëra militantë dhe rekrutues të dyshuar në vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG