Ndërlidhjet

Rusia ndalon mjetet e huaja të higjienës


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet ruse kanë filluar të heqin të gjitha mjetet e huaja të higjienës nga dyqanet, duke pretenduar se ato paraqesin rrezik për shëndetin.

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka thënë se inspektimet e fundit të artikujve nga firmat Colgate, Palmolive dhe Procter & Gamble kanë gjetur nivele të larta të përbërësve toksikë.

Deri më tash nuk ka pasur ndonjë reagim nga kompanitë në fjalë.

Moska, në fillim të këtij muaji, ka zgjeruar ndalesën e importeve të ushqimit nga vendet e Bashkimit Evropian dhe të tjera, si përgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit.

Ky i fundit ka sanksionuar Rusinë për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG