Ndërlidhjet

Luftime në një kamp refugjatësh në Liban


Ilustrim
Ilustrim

Raportohet për luftime të reja në një kamp të madh të refugjatëve palestinezë në Liban në mes të militantëve islamikë dhe anëtarëve të lëvizjes palestineze Fatah.

Përleshjet në kampin e refugjatëve në Ein el-Hiweh afër qytetit- port të Sidon-it, filluan më 22 gusht pas një përpjekje të dështuar për të vrarë një zyrtar të partisë Fatah.

Fatah është partia e presidentit palestinez Mahmud Abbass.

Më 22 gusht, si pasojë e përleshjeve u vranë tre njerëz. Që atëherë, qindra njerëz janë larguar nga ky kamp.

Ashraf Dabbour, ambasadori palestinez në Liban, i ka thënë televizionit Al-Mayadeen se më 24 gusht është arritur marrëveshje e armëpushimit.

Por, luftime në këtë kamp, pavarësisht marrëveshjes së armëpushtimit, pati edhe sot.

Ambasadori Dabbour thotë se militantët islamikë janë duke u munduar të marrin nën kontroll këtë kamp .

XS
SM
MD
LG