Ndërlidhjet

Turqi-SHBA: Përfundojnë bisedimet për operacionet anti-IS


Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu thotë se Turqia dhe zyrtarët amerikanë kanë përfunduar “bisedimeve teknike” lidhur me operacionet kundër grupit militant Shteti Islamik.

Cavusoglu u tha sot gazetarëve se zyrtarët e ushtrisë së Turqisë dhe të Shteteve të Bashkuara kanë nënshkruar marrëveshje mbi procedurat dhe detajet teknike.

Ai nuk tregoi për detajet e kësaj marrëveshje por më herët ai kishte deklaruar se një operacion i zgjeruar dhe i koordinuar kundër grupit militant do të fillojë së shpejti.

Pavarësisht rezervave të saj, Turqia është pajtuar për një përfshirje më të madhe në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik.

Turqia ka kryer sulme ajrore kundër caqeve të IS-it në Siri dhe ka një bazë ajrore pranë kufirit me Sirinë, prej së cilës koalicioni ajror i udhëhequr nga SHBA-të do të kryejë sulme ajrore kundër ekstremistëve.

Turqia filloi sulmet kundër IS-it, pas bombardimit në muajin qershor në qytetin Suruc, i cili ndodhet afër kufirit sirian. Për këtë sulm, Turqia fajësoi militantët e IS-it.

XS
SM
MD
LG