Ndërlidhjet

Bullgari: Stërvitje ushtarake në mes të krizës me migrantë


Flamuri i Bullgarisë
Flamuri i Bullgarisë

Bullgaria do të kryejë stërvitje ushtarake pranë kufirit me Maqedoninë pas rritjes së numrit të migrantëve në shtetet e Ballkanit.

Shefja e Stafit në Ministrinë e Mbrotjes, Valeria Kardashevska i ka thënë agjencisë Reuters se situata në Maqedoni, Greqi dhe Serbi “është mjaft e komplikuar dhe ne duhet të reagojmë në mënyrë parandaluese”.

Më shumë se 5,000 migrantë kanë shkuar në Serbi nga Maqedonia më 23 gusht, për të vazhduar rrugën e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi shteti maqedonas hoqi dorë që të ndalojë me forcë migrantët.

Vetëm në muajin korrik, nga Turqia kanë shkuar 50,000 migrantë në Greqi.

XS
SM
MD
LG