Ndërlidhjet

Rusi: Dënohet me 20 vjet burgim regjisori ukrainas


Regjisori ukrainas, Oleh Sentsov

Regjisori ukrainas, Oleh Sentsov

Një gjykatë në Rusi ka dënuar me 20 vjet burgim regjisorin ukrainas Oleh Sentsov, për planifikimin e “sulmeve terroriste” në Gadishullin e Krimesë.

Sentsov, i cili ka kundërshtuar publikisht aneksimin e Krimesë nga Moska, është arrestuar në muajin maj, nën dyshimin për planifikimin e sulemeve me bombë në Krime.

I akuzuari tjetër, ukrainasi Oleksandr Kolchenko, është dënuar me 10 vjet burgim.

Pasi u dha vendimi, Sentsov ka kënduar himnin kombëtar të Ukrainës.

Javën e kaluar, Gjykata ushtarake në Kaukazin Verior, ka kërkuar dënim prej 23 vjet burim për Senstov, nën akuzat për organizimin e grupit terrorist, planifikimin e sulmeve terroriste dhe mbajtje të paligjshme të eksplozivëve.

Sentsov 39 vjeçar, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.

Regjisori Sentsov është me origjinë nga Gadishulli i Krimesë.

XS
SM
MD
LG